[E FUNDIT] Dyshohet për të vdekur në një shtëpi në Prizren

22.01.2020

Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dyshohet për të vdekur në një shtëpi. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për gazetën se bëhet fjalë për një çift rreth moshës 55-vjeçare, mirëpo, që ky informacion ende nuk është konfirmuar nga organet e rendit. Polica kanë konfirmuar për Express se kanë gjetur dy trupa […]

[E FUNDIT] Dyshohet për të vdekur në një shtëpi në Prizren Foto: Ilustrim

Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dyshohet për të vdekur në një shtëpi.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për gazetën se bëhet fjalë për një çift rreth moshës 55-vjeçare, mirëpo, që ky informacion ende nuk është konfirmuar nga organet e rendit.

Polica kanë konfirmuar për Express se kanë gjetur dy trupa të pajetë, por, që nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

“ Në orën 10:25 Policia Rajonale ka pranuar informacione se në rrugën “`Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia e rajonit të Prizrenit.