Zyrtarja e një banke në Suharekë has në 1 mijë euro të falsifikuara

Hasja në para të falsifikuara kohëve të fundit në Komunën e Suharekës ka qenë mjaft e dukshme.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së enjte në Policinë e Suharekës.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një zyrtare e për shërbime bankare ka hasur në 10 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro që në total i bie 1 mijë euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti në fjalë ka ndodhur me datë 29 janar rreth orës 12:00.

Policia ka konfiskuar kartëmonedhat të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe rasti është duke u hetuar.

RAPORTO