Zhduket një 24 vjeçar nga Bukoshi i Suharekës

08.10.2019

Në Policinë e Kosovës prindi i një 24 vjeçari nga Suhareka, ka njoftuar se djali i tij 24 vjeçar është larguar nga shtëpia me datën 2 tetor rreth orës 15:00 ndërkaq babai i tij e ka lajmëruar rastin në polici të hënën e 7 tetorit. Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë […]

Zhduket një 24 vjeçar nga Bukoshi i Suharekës Foto: Ilustrim

Në Policinë e Kosovës prindi i një 24 vjeçari nga Suhareka, ka njoftuar se djali i tij 24 vjeçar është larguar nga shtëpia me datën 2 tetor rreth orës 15:00 ndërkaq babai i tij e ka lajmëruar rastin në polici të hënën e 7 tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, duke shtuar se personi në fjalë është i lindur në vitin 1995, i gjinisë mashkull dhe nuk është njoftuar për probleme apo të meta psiqike.

Personi në fjalë është nga fshati Bukosh dhe është emër i njohur për redaksinë.

Sipas togerit rasti është hapur dhe Policia e Kosovës po merret me procedurat e parapara për raste të tilla.