E plagosi, më pas e goditi me shpuzore në kokë viktimën, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin nga Mushtishti

21.10.2020

Të hënën në stacionin policor në Suharekë një person është vetdorëzuar në polici për vrasje në tentativë, rast ky i cili ka ndodhur fshatin Mushtisht të Suharekës në korrik të këtij viti. Bëhet fjalë për një qytetar nga fshati Mushtisht i Suharekës i cili sipas burimeve të SuharekaOnline mësohet se i dyshuari është dorëzuar vullnetarisht në polici, pasi […]

E plagosi, më pas e goditi me shpuzore në kokë viktimën, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin nga Mushtishti Foto: Ilustrim

Të hënën në stacionin policor në Suharekë një person është vetdorëzuar në polici për vrasje në tentativë, rast ky i cili ka ndodhur fshatin Mushtisht të Suharekës në korrik të këtij viti.

Bëhet fjalë për një qytetar nga fshati Mushtisht i Suharekës i cili sipas burimeve të SuharekaOnline mësohet se i dyshuari është dorëzuar vullnetarisht në polici, pasi muaj më parë dyshohej për vrasje në tentativë.

Sot departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale SH.A. nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës.

Vendimi vjen për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 par.1 e 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 19.10.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2020.Ekziston arsye ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, nga se i pandehurit me iniciale SH.A. në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës saktësisht në ambientin e pishinës “Freskia” pronë e të dëmtuarit me iniciale Z.SH., me dashje e vë në rrezik jetën e tij, në atë mënyrë që me qëllim të privimit nga jeta e të dëmtuarit, me një pistoletë në dorë të kalibrit 9 mm, shkrep dy herë në drejtim të tij të cilin arrin ta plagosë në këmbë, ku më pas i afrohet dhe sërish e godet me një shpuzore në kokë, dëshmitarët arrin t’ia marrin armën nga dora.