Vrasja e Blerand Muharremaj, policia rindërton skenën e krimit

Nga plagët e marrura nga therrja me thikë më 10 prill të vitit të kaluar kishte humbur jetën 17 vjeçari Blerand Muharremaj. Ngjarja që kishte ndodhur në stacionin e autobusëve në Suharekë Blerand Muharremaj i kushtoi me jetë.

Gjatë ditës Policia në Suharekë ka bërë rrethimin e Stacionit të Autobusëve në Suharekë me kërkesë të gjykatës në lidhje me hetimet për vrasjen e adoleshentit Blerand Muharremaj në prill të vitit të kaluar.

I ndjeri nga fshati Gjinoc i Suharekës ndërroi jetë nga therja me thikë në stacionin e autobusëve kur tre persona, gjithashtu të mitur në atë kohë, e kishin sulmuar.

Togeri i Stacionit Policor në Suharekë, Shaban Osmanollaj, tha se rrethimi i stacionit është bërë me kërkesë të gjykatës.

Sipas informacioneve të para, gjykata po ndërton edhe njëherë skenën e krimit, si pjesë e hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Viktima 17 vjeç, që kishte ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e Prizrenit, ishte djali i vetëm i familjes.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.