Vjedhje në tentativë, thyhet zyra e KEDS-it në Suharekë

27.12.2020

Është thyer zyra e KEDS-it e cila gjendet në Suharekë në Rr. Brigada 123. Burime të SuharekaOnline brenda policisë bëjnë të ditur se është thyer vetëm dera e hyrjes në këtë zyre dhe sipas informacioneve nuk është arritur të merret ndonjë gjë nga zyra. Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës […]

Vjedhje në tentativë, thyhet zyra e KEDS-it në Suharekë Foto: Ilustrim

Është thyer zyra e KEDS-it e cila gjendet në Suharekë në Rr. Brigada 123.

Burime të SuharekaOnline brenda policisë bëjnë të ditur se është thyer vetëm dera e hyrjes në këtë zyre dhe sipas informacioneve nuk është arritur të merret ndonjë gjë nga zyra.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.

Ndër tjera Gashi tha se rasti po cilësohet si vjedhje në tentativë dhe se njësiti i hetimeve në Suharekë është duke e hetuar rastin.