Vjedhet vetura në Reqan të Suharekës, policia e gjen në Zubin Potok

04.07.2020

Të premten në ora 08:40 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij i kanë vjedhur automjetin me targa vendore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se pas lajmërimit të rastit, policia ka marr masat […]

Vjedhet vetura në Reqan të Suharekës, policia e gjen në Zubin Potok Foto: Ilustrim

Të premten në ora 08:40 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij i kanë vjedhur automjetin me targa vendore.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se pas lajmërimit të rastit, policia ka marr masat e nevojshe dhe se vetura është gjetur në Zubin Potok.

Gjithashtu ai ka treguar se është duke u hetuar rasti për ndërlidhje me vjedhje të tjera që kanë ndodhur në Komunën e Suharekës.