Vjedhen Para dhe Ari në Suharekë

15.05.2019

Rastet e plaçkitjeve në komunën e Suharekës kanë shënuar rritje të dukshme, kështu shumë familje kanë rënë pre duke qenë cak i vjedhjeve. Një person në Suharekë ka raportuar në Polici se në mbrëmjen e kaluar disa persona të panjohur kanë arritur që të hynë në shtëpinë e tij. Sipas personit në fjalë hajnat kanë […]

Vjedhen Para dhe Ari në Suharekë Foto: Ilustrim

Rastet e plaçkitjeve në komunën e Suharekës kanë shënuar rritje të dukshme, kështu shumë familje kanë rënë pre duke qenë cak i vjedhjeve.

Një person në Suharekë ka raportuar në Polici se në mbrëmjen e kaluar disa persona të panjohur kanë arritur që të hynë në shtëpinë e tij.

Sipas personit në fjalë hajnat kanë arritur që të vjedhin një shumë të konsiderueshme të parave dhe një sasi stoli ari.