Vitin e kaluar vdiqën 111 persona nga aksidentet, BKS ka paguar mbi 10 milionë euro dëme

20.01.2022

Aty u tha se vetëm në vitin 2021 si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 111 qytetarë. Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i divizionit të trafikut të Policisë së Kosovës ka treguar arsyet e aksidenteve me fatalitet. Ai tha se në vitin 2021 kanë humbur jetën 111 persona si pasojë e aksidenteve. “Policia e Kosovës ka […]

Vitin e kaluar vdiqën 111 persona nga aksidentet, BKS ka paguar mbi 10 milionë euro dëme Foto: Ilustrim

Aty u tha se vetëm në vitin 2021 si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 111 qytetarë.

Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i divizionit të trafikut të Policisë së Kosovës ka treguar arsyet e aksidenteve me fatalitet. Ai tha se në vitin 2021 kanë humbur jetën 111 persona si pasojë e aksidenteve.

“Policia e Kosovës ka planin strategjik 2021-25 dhe kjo ka të bëjë me sigurinë rrugore. Periudha 2021 në krahasim me 2019 ka 1% rritje. Ndërsa viti 2020 konsiderohet vit i pandemisë. Vitin 2021 në vendin tonë kanë humbur jetën 111 persona. Personat e vdekur për 1 milion banorë vitin 2021 është 63. Sa i përket faktorit njeri vazhdon të qëndroj arsyeja e mosmbajtjes së distancës. Çështja e diasporës është se e kemi bërë një analiza dhe në bazë shifrave të marruara numri i automjeteve ka qenë shumë më i madh në vitin 2021 në komunikacion me tabela të jashtme se sa RKS”, tha ai.

Gunther Felingher anëtar Bordi Asociacioni Kosovar i motorizimit AMRKS- Kosovë kërkojë që gjatë vitit 2030 të jenë në trafik vetëm veturat me rrymë, raporton Ekonomia Online.

“Po bëjë thirrje që vitin 2030 vetëm veturat me rrymë dhe autobusët të jenë në rrugë. I bëj thirrje qeveris që vitin 2030 të mos bëhet regjistrimi i veturave që nuk janë me rrymë. Unë mendoj që në qytet duhet të jetë shpejtësia 30 km/hnë Prishtinë. Mërgimtarët atë shkelje që e bëjnë në Kosovë nuk e bëjnë në Austri. Pra nëse bëjnë diçka gabim në Kosovë duhet të regjistrohen në librin e sigurisë në Austri”, tha ai.

“Shkëmbimi i të dhënave me autoritetet e bashkimit Evropian do të ndalonte parregullsitë dhe aksidentet në Kosovë”, tha në fund ai.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, tha se vitin 2021 janë lëshuar mbi 400 mijë polisa. Ai tha se hyrjet dhe ardhjet në Kosovë shkaktojnë edhe aksidente.

“Numri i tiketave që shohim në trafik po shkon në rritje. BKS ka paguar 10.2 milionë euro dëme. Policia e Kosovës aktualisht nuk ka pajisje që i vëren në teren automjetet për regjistrim. Vitin 2022 kemi në plan shumë kampanja dhe aktivitete. Ka nevojë për ndryshime Ligjore që Policia e Kosovës përveç gjobës të ketë të drejtë edhe ta largoj veturën nga trafiku nëse s’ka regjistrim. Nëse edhe një jetë arrijmë ta shpëtojmë për ne është fitore e madhe”, ka thënë ai.