Vidhnin kapak të pusetave në autostradë, arrestohen në Duhël

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se ka arrestuar dy persona në Duhël për vjedhje.

Sipas policisë po të njëjtij të martën rreth orës 22:10 kanë vjedhur 7 kapk metalik të pusetave në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Duhel, 24.03.2020-22:10 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në Autostradën Ibrahim Rugova, i kanë vjedhur shtatë (7) kapak metalik të pusetave” thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.