Vidhet një veturë në Sllapuzhan të Suharekës

Vidhet një veturë në Sllapuzhan të Suharekës
Herolind Bytyçi

02.05.2021 / Kronika

Një veturë është vjedhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:00, në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.

Rasti është raportuar në polici nga pronarja e veturës, e cila ka thënë se nuk ka dyshime se kush mund t’ia ketë vjedhur veturën.

Sipas Policisë së Kosovës ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj Renault Twingo, me targa lokale. Rasti nën hetime.

RAPORTO