Vidhet një shtëpi në Prizren, arrestohet hajni

08.02.2020

Një shtëpi ka qenë cak i dy hajnave në Prizren. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje. “Viktima ka raportuar se të dyshuarë të pa njohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Polici hetuese ka arritur t’i identifikojë dy […]

Vidhet një shtëpi në Prizren, arrestohet hajni Foto: Ilustrim

Një shtëpi ka qenë cak i dy hajnave në Prizren.

Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima ka raportuar se të dyshuarë të pa njohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Polici hetuese ka arritur t’i identifikojë dy të dyshuar, me c’rast njeri nga ta është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet ne arrati”, njofton Policia e Kosovës.