[VIDEO] Hajnat vjedhin 8 kompjuter në SonyPlaystation “NOLI” në Suharekë

16.09.2020

Mëngjesin e së mërkurës pronari i SonyPlaystation “NOLI”, Besmir Kuqi, nga sigurimi ishte njoftuar që lokali i tij ishte thyer dhe grabitur nga persona deri më tani të panjohur. Në një prononcim për SuharekaOnline, Besmir Kuqi, ka bërë të ditur se në bazë të pamjeve të nxjerrura nga kamerat e sigurisë shihet se grabitësit kanë […]

[VIDEO] Hajnat vjedhin 8 kompjuter në SonyPlaystation “NOLI” në Suharekë Foto: Ilustrim

Mëngjesin e së mërkurës pronari i SonyPlaystation “NOLI”, Besmir Kuqi, nga sigurimi ishte njoftuar që lokali i tij ishte thyer dhe grabitur nga persona deri më tani të panjohur.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Besmir Kuqi, ka bërë të ditur se në bazë të pamjeve të nxjerrura nga kamerat e sigurisë shihet se grabitësit kanë marr 8 kompjuter dhe kanë bërë dëme të tjera materiale.

E tërë kjo sipas tij ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit ku vlera e dëmit të shkaktuar është mijëra euro.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline.

Osmanollaj ka treguar se Policia e Kosovës po merret me rastin dhe deri më tani është një makinë e dyshuar për të cilën policia posedon pamjet nga kamerat e sigurisë.