17.06.2019, 17:34

[VIDEO/FOTO] Reshjet e shiut vërshojnë objekte banimi

Reshjet e shiut që kanë filluar që nga mbrëmja e së dielës dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditës së hënë kanë vërshuar objekte të ndryshme banimi dhe lokale afariste në komunën tonë.

Në një video të dërguar nga një lexues i rregullt i portalit shihet se si një objekt afarist është vërshuar nga reshjet e shiut.

Në komentin e shkruar nga pronari i objektit shprehet indinjata e tij ndaj organeve kompetente ku ndër tjera thuhet: “20 vjet shtetshkatrrim , edhe kanalizimi mungon ! Ju rinia qe po e leni kosoven mos harroni mi marr edhe pulat me veti”.

Në anën tjetër nuk ka mbetur pa u vërshuar edhe një objekt banimi në sheshin Besim Ndreca, ku në bazë të pamjeve të siguruara shihet se hyrja e objektit tashmë është mbushur me ujë.

LEXO EDHE:  Një vajzë nga Suhareka ngacmohet seksualisht nga një person
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.