[VIDEO] Duhël: Vetura e policisë aksidentohet me një kamion

13.03.2019

Në një aksident trafiku në autostradën Ibrahim Rugova saktësisht në Duhël të Suharekës është përfshirë një veturë e policisë dhe një kamion. Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar nga ky aksident por në bazë të një video shihet se vetura e policisë është dëmtuar. “Më 13.03.2019  rreth orës 16:30 në autostradë drejtimi Gjergjicë […]

[VIDEO] Duhël: Vetura e policisë aksidentohet me një kamion Foto: Ilustrim

Në një aksident trafiku në autostradën Ibrahim Rugova saktësisht në Duhël të Suharekës është përfshirë një veturë e policisë dhe një kamion.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar nga ky aksident por në bazë të një video shihet se vetura e policisë është dëmtuar.

“Më 13.03.2019  rreth orës 16:30 në autostradë drejtimi Gjergjicë –Vermicë tek dalja e Suharekës ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni me rimorkio ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Bajram Krasniqi. .

Krasniqi po ashtu tregoi se nuk ka të lënduar nga ky aksident.