[VIDEO] Aksident në fshatin Mushtisht

Para disa orëve një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nuk dihet ende se a ka ndonjë person të lënduar, por nga video e siguruar nga SuharekaOnline shihet që ka qenë aksident me dëme materiale.

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë tejkalimi i shpejtësisë në rrugë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.