[VIDEO] 100 metra afër policisë, të rinjët rrahen në Suharekë!

Jo më shumë se 100 metra afër stacionit policor në Suharekë mbrëmja muzikore e mbajtur në një lokal ku kishte performuar Ledri Vula nuk ka përfunduar ashtu siç duhej.

Në një zënkë mes dy grupeve përballë objektit të Komunës së Suharekës të përfshirë afro dhjetë persona nuk ka rezultuar si mbrëmje e qetë.

Në videon e dërguar një qytetar shihet se si dy grupet shkëmbejnë grushte mes vete, madje sipas qytetarit ata janë rrahur edhe me shishe xhami.

Marketingu politik i Drejtorisë së Inspektoriarit nuk e ka dhënë efektin e duhur pasi që po e njëjta me euforizëm kishte vendosur të anulonte disa mbrëmje muzikore në muajin korrik.

RAPORTO