Vetplagoset me armë gjuetie një person në fshatin Dobërdelan

31.01.2021

Të shtunën një person nga fshati Dobërdelan, është vetplagosur me armë gjuetie. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të shtunën rreth orës 15:10 një person nga fshati Dobërdelan është vetplagosur dhe që i njëjti kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në e Suharekës. I dyshuari më pas është dërguar në spitalin rajonal në […]

Vetplagoset me armë gjuetie një person në fshatin Dobërdelan Foto: Ilustrim

Të shtunën një person nga fshati Dobërdelan, është vetplagosur me armë gjuetie.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të shtunën rreth orës 15:10 një person nga fshati Dobërdelan është vetplagosur dhe që i njëjti kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në e Suharekës.

I dyshuari më pas është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman ku më pas është liruar për në shtëpi.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishek te cal. 16 mm.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.