Vetëm të shtunën u shkaktuan 27 aksidente trafiku

Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 27 aksidente në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, 15 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 12 me dëme material.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar 743 gjoba ndaj atyre që kanë shkelur rregullat në trafik.

Për çdo ditë në Kosovë shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik.

Sipas raporteve të rregullta të policisë që publikohen pas aksidenteve, si dhe ekspertëve të komunikacionit, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente, janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

RAPORTO