Vetëm të shtunën policia shqiptoi 500 gjoba për mos respektimin e masave anti-covid

Ndonëse Qeveria e Kosovës të premtën kishte marr vendim për shtrëngimin e masave, duke ndaluar punën e bizneseve përgjatë ditëve të fundjavës dhe duke bërë apel që të respektohen masat, një gjë e tillë nuk po përfillet nga ana e qytetarëve.

Vetëm gjatë ditës së shtunë Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpër qytete të Kosovës, ka shqiptuar 500 gjoab në bazë të ligjit Covid-19.

Shumica e tiketave janë të shqiptuara për mos mbajtjen e maskës dhe distancës.

Kujtojmë se numri i rasteve të vdekjeve dhe atyre pozitive me COVID-19 javëve të fundit ka shënuar rritje rekorde dhe sipas institucioneve mos respektimi i masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve mund të na imponojë edhe skenarin e mbylljes totale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.