Vetëm të shtunën policia shqiptoi 1,579 gjoba për kundërvajtësit në komunikacion

11.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të shtunën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 53 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 21 aksidente kanë përfunduar me […]

Vetëm të shtunën policia shqiptoi 1,579 gjoba për kundërvajtësit në komunikacion Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të shtunën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 53 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1579 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 në vuajtje të dënimit.