Vetëm të shtunën, 952 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

03.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar, por pavarësisht kësaj, numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID ka shënuar rritje. Kështu po bëhet e ditur nga raportet e fundit të Policisë së Kosovës të cilët kanë njoftuar se gjatë […]

Vetëm të shtunën, 952 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar, por pavarësisht kësaj, numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID ka shënuar rritje.

Kështu po bëhet e ditur nga raportet e fundit të Policisë së Kosovës të cilët kanë njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin kanë dënuar 952 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës nga ky virus.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë në Kosovë janë konfirmuar 160 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima të moshave të ndryshme.