Vetëm të premtën, 883 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Vetëm të premtën, 883 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
Fisnik Sadiku

01.05.2021 / Kronika

Dita e fundit e muajit prill ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e fundit të policisë, ku ndër tjerash është bërë e ditur edhe numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, shkruan SuharekaOnline.

Të premtën Policia e Kosovës ka dënuar plotë 883 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht ti vitit të kaluar e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-10 dhe menaxhimin e situatës nga ky virus.

Ndryshe, gjatë ditës së premte në Kosovë janë konfimruar 202 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 8 në Suharekë dhe janë regjistruar 11 viktima të moshave të ndryshme.

RAPORTO