Vetëm të mërkurën, Policia e Kosovës shqiptoi 1731 tiketa trafiku

29.07.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar në trafik. Por, përkundër apeleve nga policia, aksidentet po vazhdojnë të kenë rritje. Se ka rritje të numrit të aksidenteve, po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë […]

Vetëm të mërkurën, Policia e Kosovës shqiptoi 1731 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar në trafik.

Por, përkundër apeleve nga policia, aksidentet po vazhdojnë të kenë rritje.

Se ka rritje të numrit të aksidenteve, po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 22 me të lënduar.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1731 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Numri i të arrestuarve gjatë 24 orëshit të fundit ka arritur në 24, dy prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 15 në mbajtje.