Vetëm të hënën, 97 aksidente, prej tyre një me fatalitet, mbi 1400 tiketa trafiku e 22 të arrestuar

17.08.2021

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje. Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 97 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 30 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 66 të tjera me […]

Vetëm të hënën, 97 aksidente, prej tyre një me fatalitet, mbi 1400 tiketa trafiku e 22 të arrestuar Foto: Ilustrim

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje.

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 97 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 30 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 66 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1488 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 në vuajtje të dënimit.