Vetëm të enjten, 1404 gjoba dhe 29 të arrestuar nga Policia e Kosovës

16.04.2021

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje. Kështu sipas raportit të fundit 24 orësh në vendin tonë kanë ndodhur 29 aksidente me dëme materiale dhe 9 aksidente me të lënduar. Gjithashtu për të gjithë shkelësit e rregullave të komunikacionit janë shqiptuar […]

Vetëm të enjten, 1404 gjoba dhe 29 të arrestuar nga Policia e Kosovës Foto: Ilustrim

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje.

Kështu sipas raportit të fundit 24 orësh në vendin tonë kanë ndodhur 29 aksidente me dëme materiale dhe 9 aksidente me të lënduar.

Gjithashtu për të gjithë shkelësit e rregullave të komunikacionit janë shqiptuar 1404 tiketa.

Ndër tjera, në raport bëhet e ditur se të enjten janë arrestuar 29 persona, 21 persona janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se të enjten rreth orës 13:00 është arrestuar një qytetar nga Suhareka pasi që kishte tentuar ta fusë ish gruan në veturë.