Vetëm të dielën në Kosovë, 29 aksidente dhe 1269 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 29 aksidente trafiku, ku prej tyre 13 aksidente me të lënduar, 1 me fatalitet dhe 16 të tjera me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1269 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

Janë arrestuar 23 persona, 11 prej tyre janë në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.