Vetëm të dielën, 26 aksidente dhe 32 persona të arrestuar

10.08.2020

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 26 aksidente në trafikun rrugor, 12 nga to me të lënduar. Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptar 1057 gjoba. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 32 persona si të dyshuar, ku 22 […]

Vetëm të dielën, 26 aksidente dhe 32 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 26 aksidente në trafikun rrugor, 12 nga to me të lënduar.

Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptar 1057 gjoba.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 32 persona si të dyshuar, ku 22 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.