Vetëm për 4 ditë mbi 260 aksidente trafiku në Kosovë

17.07.2021

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion. Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premtë në […]

Vetëm për 4 ditë mbi 260 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 të tjera me persona të lënduar dhe 63 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre katër ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 269 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 13 korrik deri më 16 korrik.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
13 Korrik5702037
14 Korrik6502342
15 Korrik6201745
16 Korrik8502263
TOTAL269082187