Vetëm për 24 orë, 43 aksidente e 9 arrestime në Kosovë

16.07.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 43 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 43 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 14 aksidente […]

Vetëm për 24 orë, 43 aksidente e 9 arrestime në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 43 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 43 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 14 aksidente ishin me të lënduar dhe 29 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1411 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por pati edhe arrestime ku ndodhën 9 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 6 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.