Vetëm në Prizren, dënohen 692 qytetarë për mos bartje të maskës dhe mbyllen 7 lokale

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka mbyllur shtatë lokale për mos raportim të masave anti-covid.

Sipas njoftimit të lëshuar për media nga policia e Kosovës, thuhet se poashtu janë dhënë 353 vërejtje policore.

Me datën 07dhe 08 gusht 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:

1. Janë mbyllur 7 lokale afariste,
2. Janë dhëne 353 vërejtje policore,
3. Janë hapur 8 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250,
4. Janë plotësuar 691 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës, dhe
5. Për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 503 gjoba.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë” thuhet në raport.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.