Vetëm dje për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar mbi 400 shoferë

Vetëm dje për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar mbi 400 shoferë
Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Kronika

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e tiketave për drejtuesit e automjeteve që nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar 438 shoferë.

Po ashtu në njoftim është theksuar se për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 200 shoferë.

Ndërsa sa i përket për mos vendosje të rripit të sigurisë brenda 24 orëve janë ndëshkuar 204 shoferë.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor, me ç’rast vetëm dje, me datë 15.07.2021:

-Për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, janë ndëshkuar 438 shoferë

-Për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 204 shoferë

-Për përdorim të telefonit mobil, gjatë ngasjes janë ndëshkuar 200 shoferë

LEXO EDHE:  Brenda 24 ore 90 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 39 persona të arrestuar

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit