Vetëm dje për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar u sanksionuan mbi 500 shoferë

11.06.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar apelin tek qytetarët për respektim të shpejtësisë si dhe rregullave në komunikacion. Pasi që si pasojë e mosrespektimit të rregullave dhe shpejtësisë së kufizuar po vije deri te shkaktimi i aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë […]

Vetëm dje për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar u sanksionuan mbi 500 shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar apelin tek qytetarët për respektim të shpejtësisë si dhe rregullave në komunikacion.

Pasi që si pasojë e mosrespektimit të rregullave dhe shpejtësisë së kufizuar po vije deri te shkaktimi i aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 14 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dje (10 Qershor) për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë.

Ndryshe të dje (e enjte) pasdite Policia përmes SMS-ve ka apeluar tek qytetarët për kujdes në trafik.

“Apel nga Policia: Kujdes! Respekto rregullat në trafik! Shpëto jetë! Shpejtësia vret!” thuhet në apelin që Policia ka nisur t’ua dërgojë qytetarëve të enjten pasdite nëpërmjet SMS-ve.