Vetëm dje për mos vendosje të rripit të sigurisë janë ndëshkuar mbi 240 shoferë

23.08.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e tiketave për drejtuesit e automjeteve që nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion. Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar 709 shoferë. Po ashtu në njoftim është theksuar se për përdorim të […]

Vetëm dje për mos vendosje të rripit të sigurisë janë ndëshkuar mbi 240 shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e tiketave për drejtuesit e automjeteve që nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar 709 shoferë.

Po ashtu në njoftim është theksuar se për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 106 shoferë.

Ndërsa sa i përket për mos vendosje të rripit të sigurisë brenda 24 orëve janë ndëshkuar 247 shoferë.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor, me ç’rast vetëm gjatë vikendit, me datë 21-22.08.2021:

(a) Për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, janë ndëshkuar 709 shoferë

(b) Për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 247 shoferë

(c) Për përdorim të telefonit mobil gjatë ngasjes, janë ndëshkuar 106 shoferë