Vetaksidentohet një veturë në Qafë të Duhlës, lëndohen dy persona

05.04.2021

Të dielën në Qafë të Duhlës ka ndodhur një vetaksident, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 09:00 në Qafë të Duhlës ka ndodhur një vetaksident, mësohet se nga pakujdesia dhe mos përshtatja me kushtet atmosferike drejtuesi i automjetit e ka […]

Vetaksidentohet një veturë në Qafë të Duhlës, lëndohen dy persona Foto: Ilustrim

Të dielën në Qafë të Duhlës ka ndodhur një vetaksident, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 09:00 në Qafë të Duhlës ka ndodhur një vetaksident, mësohet se nga pakujdesia dhe mos përshtatja me kushtet atmosferike drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin në automjet dhe rrotullohet jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale janë lënduar dy persona, drejtuesi i automjetit (mashkull) dhe pasagjerja (femër), të njëjtit janë dërguar  për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Nga policia është bërë e ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedur të rregullt.