Vetaksidentohet një femër në fshatin Greikoc, dërgohet në Spitalin e Prizrenit

18.12.2020

Në mëngjesin e së enjtes në fshatin Greikoc ka ndodhur një vetaksident. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se në mëngjesin e së enjtës në fshatin Greikoc ka ndodhur një vetaksident ku si pasojë është lënduar një femër. Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se e aksidentuara derisa ishte duke drejtuar automjetin e […]

Vetaksidentohet një femër në fshatin Greikoc, dërgohet në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Në mëngjesin e së enjtes në fshatin Greikoc ka ndodhur një vetaksident.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se në mëngjesin e së enjtës në fshatin Greikoc ka ndodhur një vetaksident ku si pasojë është lënduar një femër.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se e aksidentuara derisa ishte duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

E njejta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për të marrë trajtimin mjeksor.