Vetaksident në Sopijë, humbi kontrollin e automjetit dhe goditi murin e shtëpisë, lëndohet një person

30.12.2021

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:00 ku i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, është vet-aksidentuar duke goditur murin e një shtëpie. Si pasojë e vetaksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore, i dyshuari pas […]

Vetaksident në Sopijë, humbi kontrollin e automjetit dhe goditi murin e shtëpisë, lëndohet një person Foto: Ilustrim

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:00 ku i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, është vet-aksidentuar duke goditur murin e një shtëpie.

Si pasojë e vetaksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore, i dyshuari pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është liruar.

Rasti në procedurë të rregullt.

“Fsh. Sopijë, Suharekë 29.12.2021. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, është vet-aksidentuar duke goditur murin e një shtëpie dhe për pasojë ka pësuar lëndime. I dyshuari pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.