Vetaksident në Greikoc, një person lëndohet rëndë

25.12.2020

Policia e Kosovës bënë të ditur se të enjten në fshatin Greikoc të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 ku një person deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij ka humb kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime […]

Vetaksident në Greikoc, një person lëndohet rëndë Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës bënë të ditur se të enjten në fshatin Greikoc të Suharekës ka ndodhur një vetaksident.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 ku një person deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij ka humb kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës.

Si pasojë e vetaksidentit ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës u bënë apel të gjithë pjesmarrësve të komunikacionit që ti respektojnë rregullat e trafikut.