Vetaksident në Carralevë, vozitësi humb kontrollin, përfundon jashtë rrugës

Dje (e hënë), rreth orës 10:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Carralevë.

Sipas burimeve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se ngasesi derisa po drejtonte veturën e tij, në një moment e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Si pasoj e këtij vetaksidenti, lëndime ka pësuar vozitësi, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti mbetet nën hetime.

RAPORTO