[FOTO/VIDEO] Vetaksident në autostradën Suharekë-Prizren

29.12.2020

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në pjesën që lidh Suharekën me Prizrenin. Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se nga vetaksidenti janë lënduar katër persona dhe njëri është në gjendje të rëndë. Nga pamjet që ka siguruara redaksia bëhet fjalë për një automjet me targa të zvicrës […]

[FOTO/VIDEO] Vetaksident në autostradën Suharekë-Prizren Foto: Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në pjesën që lidh Suharekën me Prizrenin.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se nga vetaksidenti janë lënduar katër persona dhe njëri është në gjendje të rëndë.

Nga pamjet që ka siguruara redaksia bëhet fjalë për një automjet me targa të zvicrës të tipit BMW.

Në vendin e ngjarjes tashmë gjenden Policia e Kosovës dhe njësiti i zjarrfikësve.