[VIDEO] Vetaksident në autostradën Suharekë-Prizren, lëndohet një person

10.03.2021

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, mëngjesi i së mërkurës vendin tonë e ka gjetur të mbuluar nga bora. Reshjet e shumta të borës e kanë vërshtirësuar qarkullimin nëpër rrugët e vendit, e që si pasojë janë shkaktuar disa aksidente trafiku. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në autostradën Suharekë-Prizren, […]

[VIDEO] Vetaksident në autostradën Suharekë-Prizren, lëndohet një person Foto: Ilustrim

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, mëngjesi i së mërkurës vendin tonë e ka gjetur të mbuluar nga bora.

Reshjet e shumta të borës e kanë vërshtirësuar qarkullimin nëpër rrugët e vendit, e që si pasojë janë shkaktuar disa aksidente trafiku.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në autostradën Suharekë-Prizren, ku një automjet është vetaksidentuar në orët e hershme të së mërkurës.

Në bazë të informacioneve të deri tanishme bëhet e ditur se si pasojë e vetakisidentit një person ka marrë lëndime të lehta trupore.