Vetaksident në autostradë afër Suharekës, vdes një person

Një person ka vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 ndërsa në veturë kanë qenë 4 persona.

Tre personat tjerë janë dërguar në emërgjencë në Prizren. Redaksia e SuharekaOnline ka kontaktuar me drejtorin e zyrës për media të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Për shkak të kushteve atmosferike policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.

RAPORTO