30.10.2019, 11:48

Vdes personi që u aksidentua para afro tri javësh në Reqan të Suharekës

Një person i cili u aksidentua para 18 ditësh në Suharekë ka ndërruar dje jetë në QKUK.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës më 12 tetor në fshatin Reqan të Suharekës. Si pasojë e aksidentit personi në fjalë kishte marrur lëndime të rënda trupore.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës teksa kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur më datën 12 tetor, dhe që nga ajo kohë viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin e Policisë u tha se: “Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime té rënda trupore të përfshira një automjet dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori – viktima mashkull K/Shqiptar i cili është goditë nga automjeti të cilin kishte qenë duke u drejtuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar”.

LEXO EDHE:  Krim pas krimi: 18 persona të vrarë brenda 9 muajve në Kosovë, u konfiskuan mbi 1000 armë

Ndërsa i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.