Vdes një foshnje në Shirokë, cilësohet si e dyshimtë

06.11.2019

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të vdekjes së dyshimtë në Suharekë, të një foshnje dy muajshe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është duke u hetuar vdekja e një foshnje dy muajshe e gjinisë mashkull, e cila ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pa […]

Vdes një foshnje në Shirokë, cilësohet si e dyshimtë Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të vdekjes së dyshimtë në Suharekë, të një foshnje dy muajshe.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është duke u hetuar vdekja e një foshnje dy muajshe e gjinisë mashkull, e cila ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pa shenja jete.

Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.