Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Prizren

20.09.2021

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë. Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Brigada 125” në Prizren, rreth […]

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Prizren Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Brigada 125” në Prizren, rreth orës 21:16.

Viktima ka vdekur pasi është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërkaq vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Brigada 125, Prizren, 19.09.2021-21:26.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë. Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të  hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.