Vdes i vetaksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimin Suharekë-Prizren

Më datë 29 dhjetor, 2020 rreth orës 13:00 një vetëaksident kishte ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në drejtimin Suharekë-Prizren.
Si pasojë e vetaksidentit ishin lënduar 4 persona, ku njëri prej tyre ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se i njejti ishte duke u trajtuar në QKUK deri në ditën e hënë ku edhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve trupore.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK, me datë 04.01.2021 nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit viktima dërgohet ne IML për obduksion” thuhet në raportin e PK-së.