Vazhdon shqiptimi i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, të dielën u dënuan mbi 700 qytetarë

19.04.2021

Ka kaluar më shumë se një vit, që kur qytetarët e Kosovës e kanë të obliguar barjten e maskës, mbajtjën e distancës dhe higjienës personale, në mënyrë që të mos përhapet pandemia COVID-19. Në të kundërtën, dënohen nga Policia e Kosovës, në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga qeveria, i cili ka […]

Vazhdon shqiptimi i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, të dielën u dënuan mbi 700 qytetarë Foto: Ilustrim

Ka kaluar më shumë se një vit, që kur qytetarët e Kosovës e kanë të obliguar barjten e maskës, mbajtjën e distancës dhe higjienës personale, në mënyrë që të mos përhapet pandemia COVID-19.

Në të kundërtën, dënohen nga Policia e Kosovës, në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga qeveria, i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Gjoba të tilla, policia nuk i ka kursyer as të dielën, ku në bazë të raportit prej 24 orësh, ndër të tjera është bërë e ditur se janë dënuar 703 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se të dielën në Kosovë nga 3.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar 364 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus.

Poashtu të dielën, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në të cilën janë vendosur masat e reja anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme.

Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.

Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.

Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu lejohet ta vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt duke respektuar masat për parandalimin  e përhapjes së pandemisë.

Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskurzionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Ndërsa, përjashtim nga kufizimi i lëvizjes, bëjnë:

Rastet e natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi).

Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë, dhe operatorët që kryejnë punë dhe shërbime publike.

Operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.