Vazhdon shqiptimi i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, për 5 ditë mbi 3 mijë e 60 të tilla

15.05.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku ndër tjerash bëhet e ditur edhe numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit […]

Vazhdon shqiptimi i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, për 5 ditë mbi 3 mijë e 60 të tilla Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku ndër tjerash bëhet e ditur edhe numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës me këtë virus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka dënuar 649 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat për shqiptimin e gjobave ndaj qytetarëve në bazë të ligjit anti-COVID për 5 ditë (10 Maj – 14 Maj).

Brenda kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 3,063 gjoba.

DataNr. i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID
10 Maj792
11 Maj740
12 Maj631
13 Maj251
14 Maj649
TOTAL3,063

Ndryshe gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës janë regjistruar 3 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes i moshës 67 vjeç.