Vazhdon mosrespektimi i masave të Qeverisë ndaj COVID 19, arrestohen 14 persona, 2 në Suharekë

06.04.2020

14 persona në Kosovë janë ndaluar nga Policia, pasi nuk i kanë respektuar vendimet e qeverisë për pandeminë Covid-19. Gjashtë prej të ndaluarve në Prishtinë – në katër raste të ndara – pas intervistimit janë liruar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt. Në Suharekë dhe Prizren janë shoqëruar në stacionin policor katër persona […]

Vazhdon mosrespektimi i masave të Qeverisë ndaj COVID 19, arrestohen 14 persona, 2 në Suharekë Foto: Ilustrim

14 persona në Kosovë janë ndaluar nga Policia, pasi nuk i kanë respektuar vendimet e qeverisë për pandeminë Covid-19.

Gjashtë prej të ndaluarve në Prishtinë – në katër raste të ndara – pas intervistimit janë liruar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Në Suharekë dhe Prizren janë shoqëruar në stacionin policor katër persona – në dy raste të ndara – pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë.

“Të dielën në Rr. Brigada 123, Suharekë 05.04.2020 rreth orës 01:15 janë shoqëruar në stacionin policore një mashkull dhe një femër që të dytë kosovar, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.