Pavarësisht urdhëresës së komunës, mjetet piroteknike nuk kanë të ndalur

31.12.2018

Vitin e kaluar, por edhe vitet me parë, nga pakujdesia dhe mungesa e informacioneve për përdorimin e fishekzjarrëve, dhjetëra qytetarë janë lënduar, dhe nga plagët e marra kanë kërkuar ndihmën e mjekut. Qytetarët ankohen nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve në qytete, dhe druajnë për pasojat e përdorimit të tyre. Komuna e Suharekës përmes një […]

Pavarësisht urdhëresës së komunës, mjetet piroteknike nuk kanë të ndalur Foto: Ilustrim

Vitin e kaluar, por edhe vitet me parë, nga pakujdesia dhe mungesa e informacioneve për përdorimin e fishekzjarrëve, dhjetëra qytetarë janë lënduar, dhe nga plagët e marra kanë kërkuar ndihmën e mjekut.

Qytetarët ankohen nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve në qytete, dhe druajnë për pasojat e përdorimit të tyre.

Komuna e Suharekës përmes një urdhërese, kishte ndaluar  përdorimin e mjeteve piroteknike, me përjashtim të kohës që është e cekur në urdhëresë konkretisht më datë 31 dhjetor 2018 nga ora 23:00 deri më 01 janar 2019 00:30.

Përkundrazi urdhëresës qytetarët nuk janë duke e respektuar duke hedhur kështu vazhdimisht mjete piroteknike sidomos ky fenomen vërehet më shumë tek fëmijët e moshës 7 deri 14 vjet.

Në Kosovë deri më tani kanë hyrë rreth 110 mijë kilogramë mjete piroteknike, në vlerë prej 111 mijë euro.

Personat që nuk e zbatojnë këtë urdhëresë do të bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve thuhej në urdhëresën e komunës .

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se për festat e fundvitit do të ketë shtim të prezencës policore në lokacione ku do të festohet.

Nga ky institucion i sigurisë bëjnë apel tek prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse.